SYRI TV/ 'Unë, bija e Atdheut' i aktivistes Amina Nuraj, autorja: Historinë e Sanxhakut pak njerëz e njohin
Libri “Unë, bija e Atdheut” i autores Amina Nurja sjell një dëshmi të fortë personale dhe historike për asimilimin, dhunën dhe harresën e shqiptarëve të Sanxhakut. Përmes rrëfimit të saj, autorja ngre një apel të drejtpërdrejtë për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për më shumë vëmendje institucionale nga Shqipëria dhe Kosova.
SYRI TV
Në Qendrën “Sotir Kolea” u promovua libri “Unë, bija e Atdheut” i aktivistes shqiptare nga Novi Pazari, Amina Nurja, një rrëfim personal që ngrihet në dëshmi të fortë për historinë e mohuar të shqiptarëve të Sanxhakut. Libri sjell në vëmendje një realitet të dhimbshëm, ku identiteti shqiptar është goditur për dekada me radhë përmes dhunës, asimilimit dhe heshtjes. Përmes kujtesës familjare, autorja rindërton fatin e një treve të tërë, që sipas saj, ka mbetur jashtë vëmendjes institucionale dhe kombëtare.
Nurja ndalet te periudha pas vitit 1945, duke folur për mungesën e përfaqësimit dhe për krimet e kryera ndaj shqiptarëve.
Rrëfimi bëhet thellësisht personal kur autorja flet për familjen e saj, të ndëshkuar për bindjet dhe përpjekjet kombëtare.
Amina Nurja flet edhe për kërcënimet e vazhdueshme ndaj jetës së saj dhe familjes, si pasojë e angazhimit publik.
Pavarësisht frikës dhe presionit, autorja thekson përpjekjet për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar, përmes mësimit të shqipes tek fëmijët e Sanxhakut. Libri “Unë, bija e Atdheut” vjen si një thirrje për Shqipërinë dhe Kosovën, që çështja e shqiptarëve të Sanxhakut të mos mbetet më në harresë.