'Sa kushton korrupsioni në Shqipëri?'/ Koka: Ligji po bëhet më represiv për qytetarët, më i butë për pushtetarët

I ftuar në studion e emisionit “Task Forcë”, gazetari Bledian Koka analizoi zhvillimet e fundit lidhur me reformën në drejtësi dhe standardet e ndëshkimit në vend, duke ngritur pikëpyetje mbi proporcionalitetin e dënimeve dhe perceptimin e drejtësisë nga qytetarët.

Koka u shpreh se, ndërkombëtarët e kanë vendosur reformën në drejtësi si një kusht “sine qua non” për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por shtoi se problematika qëndron te mënyra se si po funksionon sistemi në praktikë. Ai theksoi se ligji, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më represiv për qytetarët e thjeshtë dhe më tolerant ndaj zyrtarëve të lartë.

Si shembull, Koka përmendi ndryshimet në Kodin Penal, duke theksuar se ekziston një disproporcion mes dënimeve për shkelje të qytetarëve të zakonshëm dhe atyre për raste korrupsioni në nivele të larta. “Ne kemi bërë një Kod Penal që dënon me dy vite burg parkimin dysh, ndërsa për vjedhje me shuma të mëdha parash parashikohet shërbim prove ose dënime më të lehta”, u shpreh ai.

Duke iu referuar një vendimi të fundit gjyqësor, Koka tha se qytetarët duhet të kuptojnë qartë se çfarë standardi po vendoset kur persona shpallen fajtorë, por përballen me dënime që ai i konsideron të buta. “Sa kushton korrupsioni? Sa kushton një milion euro e vjedhur?”, pyeti ai retorikisht, duke shtuar se perceptimi i padrejtësisë mund të minojë besimin te sistemi.

Në vijim, gazetari ngriti shqetësimin se fokusi publik shpesh përqendrohet te SPAK, të cilin e cilësoi si “1% të drejtësisë”, ndërsa ndikimi i korrupsionit, sipas tij, prek një pjesë shumë më të madhe të shoqërisë. Ai shtroi pyetjen nëse qytetarët do të pajtohen me këtë situatë apo do të kërkojnë standarde më të qarta dhe më të barabarta në zbatimin e ligjit.

Koka:

Po, kjo është një, kjo është një mënyrë për ta bërë, por kam përshtypjen që për momentin ndërkombëtarët nuk dëgjojnë nga ai vesh Siç, siç duket. Pra ata e kanë vendosur kutinë e reformës në drejtësi ose paprekshmërinë e reformës në drejtësi si një kusht sine qua non për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Nuk është të ekzistojë si godinë. Problemi është që ligji sa po vjen dhe po bëhet më represiv për qytetarët e thjeshtë edhe gjithnjë e më i lehtë dhe më amnistues për ata që qeverisin qytetarët. Rasti i i ndryshimeve të kodit penal është tregues i kësaj.

Pra ne kemi bërë një kod penal që dënon dy vjet burg për parkimin dysh, sigurisht që është gjë që duhet frenuar por është, tregon mentalitetin.

Pra, kemi dy vite burg për, për parkimin dysh dhe kemi një vit shërbim prove, pra as burg më kur ti vjedh me një, dy apo pesë milionë euro. Mendoj që kjo është një gjë që që dikur do të duhet, do të duhet të kërrcasi fort. Sepse në reformën në drejtësi kanë ngritur shumë pikëpyetje. Se po bëj, po mendoja tani, ky çështja e e dënimit, nuk është se ne duam burg me se s'bën. Problemi është, me këtë vendimin e sotëm çfarë duhet të kuptojmë neve? Sepse ata janë gjetur fajtorë.

Pra ne mësuam sot që ata janë fajtorë, për ligjin janë fajtorë, janë të dënuar e të tjera e të tjera, por për shlyerjen e detyrimit ndaj ligjit. Problemi është që standardi që kuptojmë neve që ti kur shpallesh fajtor, sa kushton, domethënë një vit burgu, ose sa kushton 1 milion euro të dënuar? Sa kushton korrupsioni? Se po them 1 milion e sipër se po s'bëri 1 milion ne nuk na dëgjon njeri më në emision.

Prandaj po përmendim shifra që të tërheqim dhe vëmendjen e qytetarëve. Po edhe pse, edhe pse të gjitha këto që po flasim janë edhe paratë e tyre. E kupton? Dhe po mundohemi t'i shpjegojmë që sot ne bashkë me ta jetojmë në një vend ku të vjedhësh një deri dy, pesë apo pesë, 50 milionë euro, rrezikon maksimumi, po u tërbua drejtësia, deri në dy vite burg, ama po parkove dysh, ti do i bësh të paktën dy vite burg.

Dhe këtu pastaj këtu ka një problem shumë të madh. Ky s'është standardi i BE-së. Edhe një herë BE-ja, po them edhe një herë nuk dëgjon nga ai vesh. Problemi është çfarë do bëjnë qytetarët që jetojnë këtu? Do pajtohen me këtë gjë?

Do vazhdojnë ta marrin me një qen të dëgjojnë këngën e, si i thonë, e reformës në drejtësi të reformuar? Do vazhdojnë të mos e shohin veten ku shkojnë, si trajtohen te institucionet e drejtësisë? Se ne flasim, ne këtu po flasim për SPAK-un që është vetëm 1% e drejtësisë që...

Se e thonë shpesh, është 1% e drejtësisë por në fakt është 1%-shi i asaj drejtësie që në administrim afekton 99% të pjesës tjetër të shoqërisë. Se korrupsioni nuk, nuk është vetëm zonë.