‘Krimi emëron ministra e gjyqtarë’, Vokshi: Rama po pengon hetimin e dosjeve të mëdha!

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka lëshuar akuza të forta nga Strasburgu, ku po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë një interviste në edicionin e mesditës në Syri Tv, Vokshi ka renditur një sërë shqetësimesh të thella që delegacioni i PD-së ka ngritur pranë partnerëve ndërkombëtarë, duke pikturuar një panoramë të zymtë të situatës politike dhe të sundimit të ligjit në Shqipëri.

Sipas Vokshit, Shqipëria është shndërruar në një "autokraci elektorale tashmë të vendosur", një term i konfirmuar edhe nga institucione ndërkombëtare si V-Dem Institute. Ajo shpjegoi se në një regjim të tillë, edhe pse formalisht ka shumë parti që marrin pjesë në zgjedhje, opozita përndiqet dhe arrestohet sistematikisht.

Një tjetër pikë kritike e ngritur nga delegacioni demokrat ka qenë manipulimi i zgjedhjeve të 14 majit. Vokshi bëri të ditur se i kanë prezantuar Grupit të Partive Popullore Europiane (EPP) "librin e zi të zgjedhjeve", një dokument me prova dhe fakte që, sipas saj, dëshmojnë se si vota u dhunua dhe manipulua, duke konkluduar se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme.

Akuza më e rëndë lidhet me përfshirjen e krimit të organizuar në politikë, ku ligjvënësja demokrate tha se bandat kriminale dhe kartelet e drogës mbështetën drejtpërdrejt 28 kandidatë në zgjedhje, prej të cilëve 25 arritën të siguronin një mandat në parlament. "Kjo ngre alarmin në Këshillin e Europës. Krimi i organizuar emëron drejtues policie, ministra, gjyqtarë e prokurorë", theksoi ajo, duke shtuar se ky ndikim kapilar shtrihet në të gjithë aparatin shtetëror dhe ekonomik.

Vokshi përmendi se qeveria po pengon hetimin e dosjeve të mëdha, si ajo e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku apo afera e inceneratorëve. Ajo e cilësoi Shqipërinë si një "parajsë për pastrimin e parave" të organizatave kriminale vendase dhe ndërkombëtare. Sipas saj, ky fenomen jo vetëm shkatërron ekonominë shqiptare, por paratë e pista, pasi pastrohen, rikthehen në vendet e Bashkimit Europian, duke e kthyer problemin në një shqetësim europian.

Në fakt, unë e kam parë që ka pasur shumë interes në Shqipëri vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në Strasburg. Është sesioni i parë për këtë vit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku unë dhe zoti Berisha jemi anëtarë të delegacionit të Shqipërisë. Ka një rend dite qoftë seancat plenare, por edhe komisionet, komisionet e ndryshme në të cilat neve bëjmë pjesë apo marrim pjesë, si dhe takimet e grupeve politike apo takime bilaterale. Gjatë kohës që zoti Berisha ishte në Strasburg, kemi pasur disa takime të rëndësishme me drejtues të institucioneve të ndryshme apo të komisioneve të ndryshme, apo të grupeve të ndryshme politike në ë në të grupeve të ndryshme politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sikurse dhe ju e keni ndjekur, zoti Berisha ka trajtuar çështje të rëndësishme, të cilat kërkojnë vëmendjen urgjente të faktorit ndërkombëtar, sikurse janë autokracia elektorale tashmë e vendosur në Shqipëri, por edhe e pranuar nga institucionet ndërkombëtare, madje edhe në Këshillin e Europës në New Democratic Park, e kanë cilësuar Shqipërinë si një autokraci elektorale dhe pasoja që sjell një autokraci elektorale janë elaboruar nga zoti Berisha dhe nga unë në të gjitha takimet.

Në një autokraci elektorale pretendohet që ka që ka disa parti apo shumë parti, pretendohet që hyjnë në zgjedhje disa parti, pra zgjedhjet pretendohet të jenë konkurruese, por opozita persekutohet, opozita arrestohet. Janë marrë shembuj, janë, janë dëshmuar edhe njëherë, kemi bërë dhe prezantimin e librit të zi të zgjedhjeve të dytin pra që kemi që kemi publikuar para disa javësh për zgjedhjet e 11 majit. Kemi dhënë një, një prezantim të gjatë për grupin parlamentar të Partisë Popullore Europiane, duke i shpjeguar me detaje mënyrën se si u manipulua vota, si si u dhunua vota dhe duke dëshmuar edhe njëherë me prova, me fakte, me mijëra prova me fakte që zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira, nuk ishin të drejta, nuk  ishin të ndershme, nuk ishin të drejtpërdrejta.

Gjithashtu është ngritur edhe çështja e përfshirjes së në një nivel shumë të lartë, në një ndikim shumë të lartë të krimit, bandave kriminale, karteleve të drogës në zgjedhjet parlamentare, duke mbështetur 28 kandidatë dhe duke bërë të mundur që 25 prej tyre të jenë në parlament dhe sigurisht kjo ngre alarmin edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, i cili është, që është një institucion shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, sepse përbëhet nga parlamentarët e vendeve të ndryshme dhe një prej çështjeve, një prej çështjeve që është trajtuar është edhe çështja e korrupsionit, duke pasur parasysh që dy nga dosjet e fundit ë Edi Rama nuk po i lë që të që të gjykohen apo që të hetohen ashtu siç duhet nga organet e drejtësisë.

Rasti i fundit edhe i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, por edhe dosja e Arben Ahmetajt, si dhe një nga çështjet e cila është ngritur në të gjitha takimet, është edhe Shqipëria tashmë e kthyer në një parajsë për pastrimin e parave të organizatave kriminale, jo vetëm shqiptare, por edhe ndërkombëtare, duke bërë që jo vetëm ekonomia shqiptare të shkatërrohet, jo vetëm qytetarët shqiptarë ta kenë mbi supe, pra pasojat e narkoshtetit, nga një narko qeveri, nga një narko kryeministër, por edhe pastrimi i parave bën që të gjitha paratë e krimit të organizuar që vijnë në Shqipëri dhe që pastrohen, kthehet një pjesë e mirë e tyre në vendet e ndryshme të Bashkimit Europian dhe jo vetëm. Sigurisht ka pasur interes shumë të lartë, na na janë kërkuar informacione shtesë. Unë jo më larg se dje dhe sot e kam, kam ngritur çështjen në komisionin e monitorimit, në të cilin Shqipëria është në procesin post monitorim.

Kam ngritur përsëri çështjen e pengesës së heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, duke penguar kështu ë SPAK-un ë për të urdhëruar arrestimin e Belinda Ballukut, e cila sot që neve flasim, vazhdon të jetë zëvendës kryeministre, vazhdon të shkatërrojë prova, vazhdon të nënshkruajë miliona, qindra miliona euro tendera dhe vazhdon të kërcënojë dëshmitarë. Po ashtu dhe dosjen dhe e kam ngritur, kemi ngritur me zotin Berisha edhe çështjen e kodit të, kodit penal, draftit të ri të kodit penal dhe një nga çështjet që e kemi diskutuar, përveç shumë e shumë çështjeve, shumë problematikave që ka kodi penal, është edhe kriminalizimi i medias, i cili vazhdon të mbetet në kodin penal, duke dëshmuar dhe njëherë urrejtjen që ka Edi Rama për opozitën, urrejtjen që ka Edi Rama për pluralizmin, urrejtjen që ka Edi Rama për shoqërinë civile dhe sidomos për mediat.

Këshilli i Europës është një nga institucionet më të rëndësishme për sa i përket demokracisë, shtetit ligjor, drejtësisë. Ka shumë institucione në varësi, pra pjesë e Këshillit të Europës të cilat trajtojnë, monitorojnë çështje të ndryshme. Disa prej tyre monitorojnë çështjet e korrupsionit, të pastrimit të parave, të ëh, të krimit të organizuar, të mediave e kështu me radhë. Ëngritur një kambanë alarmi në Parlamentin Europian, në Këshillin e Europës dhe në institucionet e tjera. Kemi informuar për atë çka po ndodh dhe vazhdojmë të informojmë, madje kemi dërguar dhe informacione dhe vazhdojmë të dërgojmë informacione në kohë reale për atë që ndodh në Shqipëri. Qoftë për faqen fiskale, qoftë për paratë paratë të cilat pastrohen, paratë e krimit të organizuar, pra të grupeve kriminale dhe të karteleve të drogës, të cilat mbështeten nga Edi Rama, të cilët emërojnë drejtues të policisë, emërojnë ministra të brendshëm dhe i shkarkojnë ato, të cilët emërojnë gjykatës e prokurorë.

 Roli i tyre në ndikimin e tyre në politikë dhe rrjedhimisht në ekonomi dhe në shoqëri. Pra jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet të cilat mbulojnë të gjithë fushat që unë përmenda, nuk do ta kalojnë në heshtje, ashtu siç mund të ketë ndodhur më parë. Pjesën e pastrimit të parave dhe jo vetëm për të mirë të shqiptarëve dhe jo vetëm për të pasur vëmendje. Kjo është një çështje që prek ata. Kjo është një çështje që prek drejtpërdrejtë ekonominë e vendeve të Bashkimit Europian. Kjo çështje madje në prezantimin që bëmë për për shpjegimin e vjedhjes së zgjedhjeve, ndikimin e krimit të organizuar, si edhe për rolin e krimit të organizuar dhe lidhjet me qeverisjen dhe me Edi Ramën.