Turqi/ Takimi romantik për pak kthehet në tragjedi, çifti hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje jo e zakontë është ajo që ka nodhur në Turqi. Ai që mendohej të ishte një takim dashurie për pak ka përfunduar në tragjedi.

Një i ri shkoi në banesën e të dashurës së tij, por ndodhi që familja e saj u kthye më herët nga sa ishte planifikuar. Në panik e sipër, në përpjekje për t’i shpëtuar situatës së vështirë, çifti është hedhur nga kati i tretë i pallatit.

Mediat raportojnë se të dy kanë mbijetuar, megjithatë situate e tyre paraqitet e rëndë.