Tabaku: Mbrojtja politike e një të korruptuari njollë e zezë për Kuvendin, Hapni rrugën t'i hiqet imuniteti
Në Konferencën e Kryetarëve të Kuvendit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, duke e konsideruar mbrojtjen politike të një të korruptuari si një “njollë të zezë për Kuvendin”.
“Kjo që po ndodh është një njollë e zezë për Kuvendin. Mbrojtja politike e një të korruptuari është çështje që ju bën me turp edhe juve. Të mblidhet menjëherë Këshilli i Imuniteteve dhe t’i hapim rrugën drejtësisë për t’i hequr imunitetin.”-deklaroi ajo
Tabaku kërkoi veprim të menjëhershëm, duke theksuar se çdo vonesë në shqyrtimin e kërkesës për heqjen e imunitetit minon besimin te Kuvendi dhe drejtësia duhet të funksionojë pa ndërprerje.