'E përfunduar 3 vite më parë, rruga shfaq probleme'/ Banorët e Spitallës kërkojnë ndërhyrje urgjente: Po na rrezikon jetën!
Asfaltimi i saj ka përfunduar 3 vite më parë, në dhjetor 2022, por sot, rruga “Xhemal Tirana” në lagjen nr.15 në Spitallë shfaq probleme të theksuara infrastrukturore.
Gropat e mëdha të krijuara përgjatë gjithë gjatësisë së saj janë kthyer në shqetësimin kryesor për komunitetin, por edhe drejtuesit e mjeteve, që e përshkojnë çdo ditë atë.
Banorët e zonës kërkojnë një rrugë me standarte, me ndriçim dhe sinjalistikë, pasi u tremben aksidenteve rrugore që mund të marrin jetë njerëzish.
Kanali i hapur buzë rrugës duket se është një nga shkaqet kryesore të dëmtimit të asfaltit. Siç duket edhe në video, gjatë punës së bërë për sistemimin e kanalit ka pasur shumë mangësi, pasi tubat që janë vendosur as nuk janë lidhur njëri me tjetrin!
Para të taksapaguesve të shpenzuara më kot dhe rrugë që dëmtohen vetëm pak kohë, pas asfaltimit të tyre.