Makina ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës! Arrestohet shoferi, pasagjeri tek Trauma

Policia e Shkodrës ka arrestuar drejtuesin 32-vjeçar të automjetit që doli nga rruga dhe ra nga ura në liqen në aksin Mjedë-Spathar. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Uniformat blu bëjnë me dije se, drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISË: 

"Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.