SYRI TV/ Laç, kodra e djegur pranë kishës së Shna Ndout ka nevojë për ndërhyrje
SYRI TV
Si pasojë e zjarreve të viteve të fundit, kodra mbi qytetin e Laçit është zhveshur nga bimësia, duke lënë pas vetëm trungje të djegur, të cilët nuk janë larguar çka do t’i hapte rrugë rigjenerimit natyror të zonës. por nga Bashkia Kurbin thonë se plani është ndryshe; së pari do të merren me mbjelljen e pemëve të reja në zonën që mbulon dhe pastaj do ndërhyhet tek sipërfaqet e djegura.
Kjo është pamja e kodrës mbi qytetin e Laçit, pranë kishës së Shna Ndout. Si pasojë e zjarreve të viteve të fundit, masivi pyjor është zhveshur nga bimësia, duke lënë pas vetëm trungjet e djegura, të cilët ende nuk janë larguar për t’i hapur rrugë rigjenerimit natyror të zonës.
Kjo situatë vijon prej rreth tre vitesh, duke u bërë shkak për erozione, si dhe përmbytje në pjesën e poshtme të qytetit të Laçit. Sipas specialistëve të fushës, zgjidhja më e përshtatshme mbetet largimi i trungjeve të djegura, në mënyrë që të krijohen kushtet për ripyllëzimin e zonës.
Nga ana tjetër, Bashkia Kurbin bën me dije se po përgatitet një projekt mbarështimi për këtë zonë dhe më pas do të ndërhyhet për ripyllëzimin e sipërfaqeve të djegura gjatë viteve të fundit.