Riatdhesimi i trupave të shtatë tifozëve të PAOK-ut, mbërrin avioni për rikthimin e viktimave në Greqi
Dy tifozë të PAOK-ut, Constantinos (20 vjeç) dhe Marios (28 vjeç), po kthehen në Greqi pas aksidentit fatal në Rumani. Constantinos doli i pari nga spitali i Timishoarës dhe po transportohet me ambulancë drejt aeroportit, ku do të niset me avionin EKAB drejt Selanikut.
Babai i Constantinos-it, dukshëm i prekur, deklaroi: " Ngushëllime familjeve të viktimave."
Avioni i cili do të riatdhesojë trupat e shtatë tifozëve që humbën jetën në aksidentin rrugor ka mbërritur në Rumani.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje të udhëtojnë normalisht, ndërsa i treti ka pësuar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të ndërlikimeve të shkaktuara nga aksidenti.
Ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, bëri me dije se Ministria mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune për monitorimin e gjendjes së të plagosurve.
Sipas hetimeve, sistemi i ndihmës për mbajtjen e korsisë nuk ishte i instaluar në furgonin e tifozëve, duke përjashtuar defektet teknike si shkak të aksidentit. Njëri nga të plagosurit rrëfeu për mediat:
"Mbaj mend gjithçka. Ishim si vëllezër, shumë miq. Nuk e di si ndodhi aksidenti, po mbaj zi për miqtë e mi."
Klubi i PAOK-ut ka njoftuar se në ndeshjen e radhës kundër Panseraikos, e diel, lojtarët dhe tifozët do t’u bëjnë homazhe shtatë tifozëve të humbur. Biletat e ndeshjes do të kushtojnë 5 euro dhe do të organizohen aktivitete përkujtimore në nder të viktimave.
Mes viktimave janë fëmijë dhe të rinj, tifozë të përkushtuar të PAOK-ut, të cilët ndoqën ekipin e tyre në Francë për ndeshjen e Europa League.
Trupat e të rinjve do të transportohen në Selanik me avionin ushtarak C-130, ndërsa familjarët dhe komuniteti i tifozëve janë zhytur në zi për humbjen e tyre tragjike./Përgatiti: Syri.Net
FOTO