Champions League mbyll fazën e ligës: Gola, surpriza dhe verdiktet përfundimtare
Kanë përfunduar ndeshjet e fundit të fazës së ligës në Champions League, duke dhuruar një mbrëmje spektakolare futbolli me gola, emocione dhe surpriza të mëdha në të gjithë Evropën.
Gjigantët evropianë luftuan deri në minutën e fundit për kualifikimin dhe për pozicionet përfundimtare në renditje, në një xhiro vendimtare ku asgjë nuk ishte e sigurt.
Arsenali e mbylli në krye me pikë të plota (8 fitore), ndërsa Bayerni i dyti.
Në 8 më të mirat u kualifikuan edhe Liverpool, Tottenham, Barcelona, Manchester City, Chelsea dhe surpriza Sporting Lisbonë, të cilat kalojnë në fazën me eliminim direkt.
Mbeten jashtë tetëshes së parë kampioni në fuqi PSG, Reali dhe Interi.
Ndërkohë, nga vendi i nëntë e deri në të 24, skuadrat do të përballen në një ndeshje “play-off”-i, për të vijuar rrugën drejt trofeut.
Më poshtë mund të shihni rezultatet dhe renditjen përfundimtare.