Mbyllen pjesët e para në Champions League, Reali dhe Barcelona në dizavantazh

Kanë përfunduar pjesët e para të natës së fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, me gola, surpriza dhe tension në të gjitha stadiumet.

Arsenali, Manchester City dhe Liverpool konfirmuan superioritetin duke marrë avantazh të sigurt që në 45 minutat e para.

Barcelona u befasua në shtëpi nga FC Copenhagen, duke shkuar në pushim në disavantazh.

Spektakël u regjistrua në Benfica – Real Madrid, ku vendasit kryesojnë 2-1, ndërsa Napoli mbylli pjesën e parë në avantazh ndaj Chelsea-t.

Barazime pa gola u panë në sfida të forta si Dortmund – Inter, PSV – Bayern dhe Monaco – Juventus.

Gjithçka mbetet e hapur për pjesët e dyta, ku pritet luftë deri në minutën e fundit për kualifikimin dhe renditjen përfundimtare.

Rezultatet

Ajax – Olympiacos 0-0

Arsenal – Kairat Almaty 3-1

Athletic Bilbao – Sporting CP 2-1

Atlético Madrid – Bodo/Glimt 1-1

Barcelona – FC Copenhagen 0-1

Bayer Leverkusen – Villarreal 2-0

Benfica – Real Madrid 2-1

Club Brugge – Marseille 2-0

Borussia Dortmund – Inter 0-0

Eintracht Frankfurt – Tottenham 0-0

Liverpool – Qarabag 2-0

Manchester City – Galatasaray 2-0

Monaco – Juventus 0-0

Napoli – Chelsea 2-1

Pafos – Slavia Prague 1-1

PSG – Newcastle 1-1

PSV – Bayern Munich 0-0

Union SG – Atalanta 0-0