Aksident i rëndë në Tepelenë/ Furgoni del nga rruga dhe bie nga lartësia, dyshohet për 1 viktimë

Një aksident me pasojë është shënuar në fshatin Salari, në Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i furgonit Arjan Çela, 50 vjeç, banues në fshatin Dhemblan. Ndërkohë nuk dihet ende nëse brenda furgonit ka pasur pasagjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Tepelenë/Informacion paraprak 

Rreth orës 20:55, në aksin rrugor "Dhëmblan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Ura e përroit", në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.