‘Përmbytjet e janarit, dëm katastrofik për ekonominë’/ Prençe: Faturë e rëndë për fermerët dhe bizneset
Përmbytjet e muajit janar kanë lënë pas dëme të konsiderueshme në të gjithë vendin, duke përfshirë toka bujqësore të dala jashtë funksionit dhe ferma të shkatërruara.
Ndërsa bilanci i dëmeve ende po vlerësohet, debati publik është përqendruar në shkaqet e kësaj fatkeqësie dhe pyetjen thelbësore: kush do të mbulojë kostot e larta për fermerët dhe bizneset e prekura? Situata aktuale ngre dyshime nëse bëhet fjalë për një fenomen të pastër natyror apo për një pasojë të mungesës së masave parandaluese. Në një diskutim në studion e ‘Kush Paguan’ në Syri TV me moderatore Klaudia Karabolli, eksperti ekonomik Edvin Prençe, analizoi faktorët që çuan në këtë situatë alarmante.
Edvin Prençe: Patjetër ky përkthimi është ajo që ju thatë, është, është një dëm ekonomik, të cilët për shumë biznese që jetojnë ose dhe mbijetojnë me, me sakrificë, do të thotë është një event katastrofik. Por nga ana tjetër mos të harrojmë që deri dje ne kemi pasur të gjithë synimet dhe në fushatë elektorale dhe radio që duam rrugë, duam rrugë, duam rrugë. Sot tashmë po kuptojmë që nuk është vetëm faktori rrugë, e vetmja gjë që duhet në këtë vend, por duhet patjetër dhe kanalet e ujërave të bardha dhe të zeza që duhen të jenë funksional.
Mos harrojmë që në shumë qytete, sidomos Durrësin meqënëse ju e përmendët, ka shumë zona që janë pothuajse dhe nën nivelin e detit. Dhe si e tillë duhet me domos që të ketë një ndërhyrje emergjente për të evituar, këto që tashmë duhet të kuptojmë të gjithë dhe ta, ta mirëkuptojmë nga njëra anë këtë fatkeqësi, që të mendoj që do të ndodhin edhe më shpesh sepse kjo gjë po ndodh në të gjithë botën. Pra ka një, ka një ndryshim të klimës klimatike dhe ka një paparashikim siç ka ndodhur kësaj jave që kaloi edhe në, në Itali, që ndodhi e njëjta gjë që ka rënë shpate malesh.
Nga ana tjetër patjetër duhet dhe civilizimi i njerëzve, që të kuptojnë që nuk mund të ndërtohet pa kriter, të kuptojnë që edhe pjesa e mbetjeve është një gjë tjetër që duhet shumë, sepse kemi parë dhe lumenj të tërë që kanë vërshuar më shumë, shikoje shishe plastike sesa ujin në tërësi të saj. Dhe të gjitha këto së bashku duhet absolutisht të bëhet një ndërgjegjësim i të gjithëve, por patjetër që është edhe përgjegjësi tashmë e qeverisë.
Efekti është kryesori dhe domethënë çdo gjë dhe një letër që ne e hedhim që mendojmë që nuk na ka parë njeri, por ajo do shkojë dhe do bllokojë dhe do krijojë një dëm.