61-vjeçari ndërron jetë duke pirë kafe në Korçë
Një person rreth moshës 61 vjeç ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në një lokal në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 61-vjeçari ka qenë duke konsumuar një kafe në një lokal në lagjen 7 të qytetit të Korçës.
Burime nga policia bëjnë me dije se kemi të bëjmë me vdekje natyrale, dyshohet për shkak të një infarkti. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.