VIDEO/ Tela: Gjykata Kushtetuese është kthyer si ato komitetet ekzekutive, dihet vendimi që do marrë
Gazetari Andi Tela i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka analizuar situatën në të cilën është futur mazhoranca e Edi Ramës me imunitetin e Ballukut dhe Gjykatën Kushtetuese që e shtyn vendimin, gjoja se kërkon kohë.
Sipas Telës, kjo gjykatë është kthyer si komitetet ekzekutive të kohës së diktaturës, që dihej se çfarë vendimi do të merrnin në lidhje me qeverinë.
‘Domethënë në këtë pikë doja të ngulja këmbë. Ne kemi qenë nga data 16 dhjetor që merremi, neni, kushtetuta, Gjykata Kushtetuese, mbledhja u shty, nuk u shty, do bëhet sot, do bëhet nesër, pritet kushtetuta. Domethënë gjithë kjo hamulli e madhe, për një gjë fare të thjeshtë. Këtu nuk ka vullnet politik për të dorëzuar Belinda Ballukun te drejtësia.
Nëse deri para datës 16 dhjetor Partia Socialiste, mazhoranca, kryeministri pretendonin dhe evokonin faktin që po mbështesnin drejtësinë dhe nuk do ta preknin atë dhe do ta lejonin të bënte çfarë të mendonte drejtësia, apo SPAK-u apo GJKO-ja, nga ai moment e tutje kanë vendosur që të bëhen barrikadë përballë.
Kështu që t'i hysh teknikaliteteve të datës, të padisë ndaj Peleshit që nuk e bëri mbledhjen, domethënë janë të gjitha garnitura që nuk e ndryshojnë rrjedhën e gjërave. Belinda Balluku është në agoninë e saj. Mund të zgjasë nga 16 dhjetori, mund të zgjasë deri sot, mund të zgjasë edhe 30 ditë të tjera, po fundi i saj është i qartë në këtë histori.
Sado t'i bëhet mazhoranca barrikadë apo kryeministri barrikadë, ajo nuk do jetë më zëvendëskryeministre. Sepse, ajo çfarë ka bërë gjatë viteve si ministre, apo si zëvendëskryeministre, me akuzat që ka ngritur SPAK-u dhe me çfarë ka vendosur për momentin GJKO-ja, e ka fundin e qartë. E gjithë kjo, i gjithë ky tension që prodhohet nuk bën gjë tjetër veçse tregon që mazhoranca mund ta ndryshojë si ta dojë qejfi politikën e saj në raport me drejtësinë, por në fund të ditës rezultati do jetë i njëjtë.
Në çështjen në fjalë, sot, Partia Socialiste, mazhoranca thotë që ne do presim Gjykatën Kushtetuese të japë ajo vendimin e saj dhe pastaj ne do marrim vendimin tonë. Do marrim vendimin tonë ë? Nuk është se do bindemi se çfarë do vendosi ajo.
Sepse dy çështjet afër, domethënë s'kanë lidhje me njëra-tjetrën. SPAK-ut nuk i intereson më fare pezullimi. Fare, e ka kaluar atë pjesë.
Po prapë në fund të ditës do duhet të zbatojnë një vendim, duhet të shpallin një vendim. Le të dalin dhe të thonë nuk jemi dakord. Okej nuk do ta, nuk do ja pezullojmë. Le të dalin gjyqtarët që janë në gjendje të marrin vendim dhe thonë ore ne e kemi vendimin, janë këta të tjerët që nuk duan ta marrin vendimin. Por duhet të ketë një reagim. Nuk mundet të luajmë ping-pong me njëra-tjetrën. Ne presim Kuvendin, Kuvendi pret Kushtetuesen.
Domethënë këta dashnorët e kushtetutës që marrin dhe shkojnë supozojnë po sikur SPAK-u dhe GJKO-ja të vendosnin që shtatë ministra t'i... domethënë kjo është një gjë e pamendueshme nëse ti po jeton në Shqipëri dhe je duke aplikuar për të hyrë në BE, je kandidat për të hyrë në BE.
Po kjo pra. Po është një rrethanë që nuk mund të ndodhi kurrë. Por për ta rënduar çështjen, për t'i dhënë vlerë kësaj çështje thonë, po sikur SPAK-u dhe GJKO-ja të mblidhen dhe të vendosin shtatë ministra të pezullohen nga detyra. Po nuk ka shans të ndodhi. Nuk mundet të ndodhi. Dhe nëse është kaq teknike çështja, pra a ka të drejtë SPAK-u dhe GJKO-ja, po ta marrin pra vendimin.
Sepse kanë një muaj e kanë pasur atje për ta marrë, u mblodhën datë 22, i bënë gjithë pyetjet e mundshme, edhe pyetje domethënë që çudisnin edhe njerëzit që s'kanë... Ishte thyerje inteligjencës sigurisht. Dhe kanë, kanë pasur ditët në dispozicion për ta marrë. Por fakti që nuk marrin vendimin do të thotë që edhe ajo trupë e Gjykatës Kushtetuese nuk meriton të ketë atë detyrë. Nuk mundet ta ketë atë detyrë. Ne kemi pasur Gjykatën Kushtetuese edhe me personazhe ndoshta edhe të inkriminuar përpara 90-ës, por kanë qenë Gjykata Kushtetuese që kanë marrë vendime kundra qeverive pafund.
Kanë qenë trupa që të impononin dhe respekt në mënyrën se si merrnin vendimet. Kjo trupë aktuale përveçse është kthyer ku di unë, ndoshta si ato komitetet ekzekutive, pra vendosin shokët e komitetit që do marrin këtë vendim. Ti e paraprakisht e di se çfarë vendimi do marri Gjykata Kushtetuese.
Në 10 vendime, nëntë janë apriori pro qeverisë. Mund të merret ndonjëri që nuk i prish punë edhe për të thënë që ja ne marrim edhe një vendim ndryshe. Por në rastin konkret, çështja është e thjeshtë fare, nuk ka nevojë, nuk ka nevojë për teorira, nuk ka nevojë që ti të prishësh natën pa gjumë për ta kuptuar’, tha gazetari Andi Tela gjatë bisedës në SYRI TV.