Sllovakia refuzon ftesën për t’u bashkuar me Bordin e Paqes, zbardhet arsyeja

Qeveria sllovake ka vendosur t’i thotë jo ftesës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes.

Republika Sllovake do të mbështesë të gjitha nismat paqësore që mund të kontribuojnë në stabilitet dhe në të njëjtën kohë nuk bien ndesh me rregullat që, në frymën e Kartës së OKB-së të vitit 1945, na ndihmuan të shmangnim një luftë të tretë botërore pas tmerreve të dy të parave”, tha qeveria. Ajo beson se të gjitha nismat e reja të së drejtës ndërkombëtare duhet të “vlerësohen me kujdes”, duke përfshirë edhe nga pikëpamja e përparësisë së kartës së OKB-së për Bratislavën.

Qeveria sllovake tha se një nga arsyet e refuzimit është tarifa e hyrjes prej 1 miliard dollarësh, të cilën ajo thotë se nuk mund ta përballojë.  Më 27 janar, kryeministri sllovak Robert Fico foli kundër anëtarësimit të vendit në Bordin e Paqes.