EMRI/ Dyshohet se abuzoi me të miturën, Gjykata lë në burg njerkun e 12-vjeçares

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka lënë në burg, Kelmend Kursën, autorin që dyshohet të ketë abuzuar me vajzën e mitur të bashkëjetueses.

Togat e zeza vendosën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Krusën, teksa ky i fundit hetohet edhe në lidhje me vrasjen e babait të vajzës së mitur, ngjarje e ndodhur 8 vjet më parë.

Ishte 12-vjeçarja, e cila kallëzoi në Policinë e Gjirokastrës se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.

Denoncimi është bërë  më 25 janar, kur vajza është paraqitur në Komisariatin e Policisë e shoqëruar nga e ëma.

Sipas burimeve zyrtare, nëna dhe vajza ishin paraqitur edhe një më herët në komisariat, por ishin tërhequr pa depozituar kallëzim.

39 vjeçari jetonte në një banesë me qira dhe ishte me precedent penal. Pasi së bashku me të vëllanë binjak, është vënë nën akuzë edhe në lidhje me vrasjen e babait të vajzës së mitur, A.L, në vitin 2018.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nëna e të miturës nuk ishte e punësuar, ndërsa i dyshuari punonte ku gjente.