Cakrani: Kryeministri hoqi çdo të drejtë nga vlonjatët, tani iu ka lënë vetëm çmendinën

Në një videomesazh të postuar në rrjetet e tij sociale, avokati Kujtim Cakrani theksoi se kryeministri i dashur i vlonjatëve ka hequr çdo mundësi për zhvillim dhe drejtësi për qytetarët e Vlorës.

Sipas Cakranit, pas heqjes së flamurit, portit, sazanit, zvernecin dhe të drejtave të tjera, tashmë është hequr edhe hipotekën. Ai e cilësoi këtë si një hap të radhës në shkatërrimin e çdo mundësie për qytetarët e Vlorës. Avokati shtoi se, megjithatë, kryeministri u ka lënë një gjë vlonjatëve: çmendinën.

Cakrani e përfundoi mesazhin duke thënë se kjo çmendinë është e vetmja gjë që nuk do të largohet nga Vlora, pasi kryeministri nuk ikën pa çuar të gjithë qytetarët në atë çmendinë.

‘U kenaqëm shumë që kryeministri i dashur i vlonjatëve ju hoqi edhe hipotekën. Më parë ju hoqi sheshin e flamurit, ju hoqi portin, ju hoqi sazanin, zvernecin, ju hoqi të gjitha drejtësitë, ju hoqi Gjykatën e Apelit dhe tani, së fundmi, edhe hipotekën.
Por një gjë, kryeministri ua ka lënë skllavëve, sepse vlonjatët janë skllavë të partisë. Unë jam shumë i kënaqur, ua ka lënë çmendinën. Çmendina nuk ua lëviz nga Vlora, o njerëz! Aty e keni, do t’ju lërë kryeministri. O do t’ju çojë të gjithëve ai në çmendinë, ose ai nuk ikën pa çuar të gjithë vlonjatët në çmendinë.’
- u shpreh ai