Trump: Vdekja e Alex Pretti e trishtueshme, hetimi të jetë i drejtë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga zyrtarë të lartë qeveritarë lidhur me vdekjen e Alex Pretti-t, infermierit që u vra gjatë fundjavës në Minneapolis nga oficerë federalë. Kur u pyet nëse Pretti mund të ishte një atentator, Trump e hodhi poshtë këtë mundësi, duke thënë: "Jo". Presidenti e cilësoi vdekjen e Pretti-t si një "incident shumë të pafat" që duhet të hetohet.

Trump e cilësoi ngjarjen si "shumë të trishtueshme" dhe u shpreh se kërkonte një hetim të plotë, të ndershëm dhe të drejtë për rastin. "Dua të shoh hetimin. Do ta mbikëqyr atë dhe dua një hetim të pavarur dhe të drejtë," theksoi ai. Gjithashtu, presidenti theksoi se protestuesit nuk lejohet të mbajnë armë, duke përsëritur që ligji duhet të zbatohet në mënyrë të rreptë.