Kërcënimi me plumb brenda gjykatës/ Grimçi: Ndodhi në prani të 10 policëve, patronazhistët na kërcënojnë!

Protestuesit e arrestuar gjatë protestës së opozitës janë lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërkohë që një incident i rëndë ka shënjuar seancën gjyqësore, ku avokatja e tyre pretendon se është kërcënuar me fjalët “ju doni plumbin në ballë” në ambientet e gjykatës.

E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, përfaqësuesja ligjore e Partisë Demokratike, Eda Grimçi, ka bërë të ditur se 19 personat e ndaluar do të duhet të paraqiten dy herë në muaj pranë organit të akuzës, ndërsa janë nën hetim për akuzat e “kundërshtimit të forcave të rendit”, “prishjes së qetësisë publike” dhe “grumbullimeve të paligjshme”.

Lidhur me akuzën e prishjes së qetësisë publike, Grimçi theksoi me ironi se ajo bazohej në faktin se “kemi qenë të zhurmshëm dhe kemi bërtitur fort”. Ajo e cilësoi akuzën për grumbullim të paligjshëm si të pabazuar, duke iu referuar një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që e njeh protestën si një të drejtë themelore.

Avokatja zbuloi detaje nga seanca maratonë katër-orëshe, duke e cilësuar atë si të tensionuar. Sipas Grimçit, kërkesa e mbrojtjes për të pasur të pranishëm në sallë tre deputetë u refuzua me arsyetimin e shmangies së “intimidimit të gjykatës”, por nga ana tjetër, në seancë ishin të pranishëm dy funksionarë të lartë të Policisë së Tiranës, përfshirë nëndrejtorin.

Kulmi i tensioneve u arrit pas tërheqjes së trupit gjykues për vendim. Ndërsa avokatët dhe familjarët prisnin në hollin e gjykatës, një person i paidentifikuar iu afrua duke i fyer me termin “plehra” dhe duke i kërcënuar: ‘ju doni plumbin në ballë’”, u shpreh Grimçi.

Sipas saj, ngjarja ndodhi në prani të rreth 10 efektivëve të policisë. Pas këtij momenti, ndërhyri policia, e cila e mori personin në fjalë dhe e futi brenda ambienteve të gjykatës, duke mbyllur derën. Avokatja sqaroi se deputeti prezent, në kundërshtim me disa raportime mediatike, nuk u konfliktua me policinë, por po kërkonte të kuptonte se kush ishte agresori, i cili vazhdonte të shante e kërcënonte nga brenda.

Po hetohen për kundërshtim të forcave të rendit, prishje të qetësisë në protestë, kemi qenë të zhurmshëm dhe kemi bërtitur fort. Grumbullime të paligjshme, edhe pse ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që protesta është një e drejtë dhe nuk mund të konsiderohet si një grumbullim i paligjshëm, sepse nuk është puna se duhet të të japë shteti apo organet kompetente leje për t'u grumbulluar, ti thjesht njofton. Pra këto janë veprat penale. Më interesante ka qenë seanca dhe ka qenë një seancë maratonë që ka zgjatur katër orë. Sepse, gjëja e parë, kërkesa procedurale e parë që ne kishim ishte se në momentin që ne do të fillonte gjyqi, ne bëmë një kërkesë dhe thamë, a mund të jetë prezent një përfaqësi deputetësh, prej tre deputetësh. Dhe duke qenë se ligjërisht me të drejtë, seancat e masave të sigurimit janë me dyer të mbyllura, na u mohua kjo kërkesë duke thënë që jo, për të mos u konsideruar as intimidim nga ana e deputetëve.

Sepse duke patur një status edhe të posaçëm mund të konsiderohej kjo pastaj nga gojët e liga të mediave të inceneratorit si ndikim. Por në momentin që filloi seanca, brenda, në seancë ishin dy funksionarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Një ishte jo më pak po vetë nëndrejtori i Policisë së Tiranës. Dhe kërkesa e parë procedurale që kisha ishte që, duke qenë se këta janë personat që kanë bërë arrestet e paligjshme, këta nuk duhet të jenë në sallë. Sepse nëse konsiderohet prania e deputetit intimidim, po prania e agresorit çfarë do të konsiderohet? Dhe kërkesa ime u konsiderua që janë aty për ruajtjen e rendit. Megjithatë, në momentin që urdhëroi gjykata, ata u larguan nga salla në fakt dhe nuk u kthyen më. Dhe nuk kanë qenë prezent gjatë kohës që u mbajt procesi. Kërkesa e dytë procedurale ishte që kërkuam të njiheshim me dosjen. Ne nuk kishim asnjë provë, nuk dinim fare se për çfarë bëhej fjalë dhe çfarë kishte dosja. Sepse në momentin që kemi qenë në komisariat dhe unë vetë kam qenë në komisariatin numër një, kam qenë me juve live kur kanë ndodhur incidentet atje, janë marrë në pyetje protestuesit, por nuk jemi lejuar dhe është një e drejtë ligjore që ne të njihemi me provat që në atë moment.

Sepse bëhet fjalë për arrestimin në flagrancë. Kur unë arrestohem në flagrancë, minimalisht do më vihet përballë prova e flagrancës. Dhe prova e flagrancës duhet të jetë aq koncize si provë, saqë të të identifikojë edhe autorin, edhe veprën, pra veprimin konkret që ka çuar në veprën penale për të cilën ti po hetohesh. Kur na është vënë dosja në dispozicion, aty kemi parë që nuk kishte asnjë provë të vetme. Ishin vetëm raporte shërbimi dhe disa pamje filmike të marra nga Top Channel dhe jo nga media të tjera. Pra, kjo ka qenë e gjithë dosja në atë seancë maratonë. Kemi bërë, na është lënë kohë nga gjykata, mjaftueshëm, pothuajse një orë gati, që ne të njiheshim me provat, jemi njohur me provat dhe kemi bërë mbrojtjen për 19 të arrestuarit tek e tek për secilin. Në momentin që gjykata është tërhequr për vendim, kemi dalë në hollin e gjykatës dhe po prisnim aty. Kemi hapur derën dhe po rrinim në pjesën ku hyn edhe del stafi i gjykatës, dhe në atë moment që po rrinim aty, afrohet një person dhe filloi të bërtiste, të fliste, në fillim nuk ia vumë veshin se çfarë po thoshte.

Por pastaj u afrua direkt aty ku ishim ne dhe thotë, pse u ofroni mbrojtje ligjore këtyre plehrave? Këta kanë goditur shtetin. I thashë, zotëri, çfarë ke? Ju drejtova dhe i thashë se nuk e kuptoja se çfarë po thoshte në fakt. Dhe filloi të thoshte, ju jeni kështu e ju jeni ashtu, që për etikë Flavio, pavarësisht se jam nga Vlora, nuk mund ta them. Ju jeni rob kështu, ju jeni, ju mua kështu, ju mua ashtu, nuk e them dot për arsye se... Dhe kur ai tha ashtu, unë i thashë, turp të kesh kush je ti që na kërcënon. Ai tha, ju doni plumbin në ballë, unë s'e ashtu për ju, unë do të, çfarë do t'ju bëj juve, afrohu këtu më thoshte. Dhe gjithçka ndodhi në prezencën e forcave të rendit se aty jashtë me mua dhe me kolegun tim, Marash Logu, kanë qenë të paktën 10 policë. Në atë moment kanë dëgjuar zërin tim dhe protestuesit dhe kanë hyrë, kanë ardhur nga jashtë, se po prisnin jashtë ambientit të gjykatës, kanë ardhur aty te dera e përparme e gjykatës dhe ishin të gjithë edhe të çuditur se çfarë po ndodhte.

Aty pastaj kur panë rrezikun, policia ka ndërhyrë dhe e ka marrë personin dhe e ka futur në ambientet e gjykatës dhe ka mbyllur derën e gjykatës, ku shihet deputeti Balliu që nuk ka qenë duke argumentuar apo duke u zënë me forcat e rendit, siç doli në disa media që kërcënoi gjykatën, absolutisht s'ka patur asnjë incident aty me forcat e rendit. Ne, deputeti Balliu po kërkonte të kuptonte kush ishte ky dhe çfarë po thoshte, sepse ai vazhdonte nga brenda shante dhe kërcënonte. Pasi na shau dhe na kërcënoi dhe unë reagova, po, policia ndërhyri për të mbrojtur atë, se nuk kishte çfarë na mbronte ne, sepse nuk është se ai do, nuk mendoj që ai kishte marrë armët të na godiste në atë moment. Por ishte shumë i shqetësuar zotëria dhe nuk është vetëm ai zotëri që është i shqetësuar. Unë vërej edhe në rrjete sociale, por edhe njerëz ëh të Partisë Socialiste, vërej një shqetësim shumë të madh dhe një nervozizëm shumë të madh karshi nesh, karshi protestuesve dhe karshi gjithçka që po ndodh mbas protestës. Folësi 1: Çfarë? Folësi 2: Janë, janë të irrituar, janë të shqetësuar, shajnë, kërcënojnë në të gjitha rrjetet sociale. Unë vetë publikova videon e daljes së djemve nga blloku i sigurisë dhe persona me profile false, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë, me profile false që në kor futen aty, na kërcënojnë, na shajnë, ne jemi zhulsa, ne meritojmë të rrimë në burg, ne jemi leva e Saliut, ne godasim shtetin, dhe kishte dhe nga ato mesazhe që thoshte, ju nuk fitoni asnjë gjë, sa të jetë Saliu në pushtet, ky vend nuk bëhet.

Domethënë deri në nivelin që ne që e kemi pushtetin Flavio, por ne nuk e dimë, kemi. Dhe ky mund të jetë një lajm i mirë. Ne kemi 13 vite në pushtet dhe ne nuk e dimë. Sepse zemërimi i gjithë kësaj armate, se këta janë patronazhistë, i gjithë kësaj armate është që sa të jemi ne në pushtet, ky vend nuk bëhet. Ne në fakt protestojmë pafund për të rënë nga pushteti që kemi dhe për t'ua lënë pushtetin tonë të rrugës këtyre maskarenjve që çdo ditë po vjedhin këtë vend, po shkatërrojnë familjet, po shkatërrojnë të ardhmen, po shkatërrojnë ekonominë. Pra ne për këtë po luftojmë, që të biem nga pushteti i rrugës dhe të vijnë këta, hajdutët e persekutuar, që po vuajnë kaq shumë, dhe që po kërkojnë pushtetin tonë. Qasja e gjykatës ka qenë korrekte, edhe pse unë nuk jam dakord me vendimin e gjykatës dhe patjetër që do ta ankimoj atë, pasi kemi kërkuar konstatimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë. Nuk jemi në kushtet e flagrancës, jo më larg se një muaj më përpara ne kemi qenë përsëri për protestën e mëparshme, ishim përsëri në gjykatë dhe ishim në të njëjtat kushte dhe gjykata ka konstatuar konstatimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë, sepse nuk kishim në kushtet e flagrancës dhe nuk ishte asnjë provë që të provonte pikërisht këtë, flagrancën. Gjykata e pa të arsyeshme që përkundrejt kërkesave me arrest me burg të organit të akuzës dhe pesë ishin kërkesa për arrest me burg, pesë ishin për arrest shtëpie dhe nëntë ishin për detyrim paraqitje.