Rama urdhëron Peleshin – Shtyhet mbledhja e Komisionit të Mandateve për Ballukun

Mazhoranca, nën urdhrat e Edi Ramës që po bën gjithçka të mbrojë nga akuzat Belinda Ballukun, ka vendosur që të shtyjë mbledhjen e Komisionit të mandateve që ishte parashikuar për sot.

Niko Peleshi ka njoftuar anëtarët e komisionit që mbledhja është shtyrë

Kjo shpjegon modelin e zvarritjes për këtë çështje e cila ka vetëm një qëllim mbrojtjen e zëvendëses së Ramës e cila është e akuzuar nga SPAK, strukturë e cila ka kërkuar heqjen e imunitetit që ta arrestojë.

Njoftimi:

Te nderuar anëtare te Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit! Ju njoftojmë me Urdher te Kryetarit nr. 8, date 27.01.2026 shtyrjen e mbledhjes qe do te zhvillohej sot, date

28.01.2026, ora 12:00.

AKUZAT PER BALLUKUN:

Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi më pas se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK ku kërkohry dhe arrestimi i zv. Kryeministres.