", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/27/auto_Screenshot_301769549132.jpg", "width": 900, "height": 508 } }

Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e BBV5

Në spektaklin më të fundit të Big Brother VIP Kosova 4, zarfi i zi i dytë rezultoi të ishte shumë më i ashpër se ai i pari, duke shkaktuar tension dhe reagime të forta brenda shtëpisë.

Në këtë moment u transmetua një klip ku Kejsi shfaqej duke përdorur një gjuhë jashtëzakonisht ofenduese, bullizuese dhe paragjykuese për orientimin seksual të banorit tjetër, Kristin. Sjellja ofenduese e tij nxiti indinjatë të menjëhershme nga pjesa tjetër e banorëve dhe nga publiku që ndiqte spektaklin.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, produksioni i Big Brother vendosi të marrë masa të rrepta: Kejsi u përjashtua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke shërbyer si një mesazh të qartë ndaj të gjithë pjesëmarrësve për rëndësinë e respektit dhe sjelljes etike brenda programit.

Vendimi i produksionit përforcon rregullat e shtëpisë dhe synon të mbrojë dinjitetin dhe sigurinë e banorëve, duke treguar se sjelljet diskriminuese nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë. /Telegrafi