'I mituri më dëshmoi se u dhunua nga policët'/ Xhaferraj: Prindërit kujtonin se po mblidhte plastikë...
Deputeti i PD-së Besart Xhaferraj ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa foli mbi protestën e opozitës ditën e shtunë. Ai u ndal te momenti që bëri bujë në media, ai i kapjes nga forcat e policisë të një të mitur 14-vjeçar pranë parlamentit gjatë protestës.
Xhaferraj u shpreh se shkoi në komisariatin ku ishte i mituri dhe ku qëndroi rreth dy orë. I mituri rrëfeu se ishte dhunuar nga policia në makinë gjatë shoqërimit dhe ishte i frikësuar.
Sakaq, Xhaferraj shtoi edhe se policë të veshur civilë kapën dhe dy të rinj të tjerë që nuk kishin lidhje me protestën, pas përfundimit të saj.
Besart Xhaferraj: Atë të mitur e kam takuar në komisariatin nr.1. Ishte një aktivist i joni i degës 4 ishte nisur për ta ndjekur. Më ka dëshmuar se jam dhunuar nga policët. Jam dhunuar me shpulla në makinën e policisë. Kam frikë të flas se do rrahin prapë. E vura në kontakt me personelin e policisë aty. Ka dy orë aty. Do e procesojmë më tha. Asnjë punonjës social, as psikolog nuk erdhi. Pas presionit në atë komisariat u lëshuar dhe vetë anëtarët e Forumit Rinor e çuan në shtëpi.
Prindërit e dinin se po mblidhte plastikë. Se për atë e kishin nxjerrë, e dinin se ishte në punë. Ishin në gjendje shumë të keqe ekonomike. Këtu është ironia e kësaj situate. Në kazanët e asaj zone. Nuk e dimë për pamjet filmike i ka policie nëse ka goditur me gurë. Ishte një i mitur tjetër 17-vjeçar u asfiksua nga gazi në protestë. E takova në komisariat e morën prindërit. Policia pohoi se ka ardhur me dëshirë në komisariat. Pjesa ku u përplasa me policinë në atë natë. U lëshuan si grabitqar ndaj dy djemve. I pengmarrin civilët. I mbajnë 72 orë dhe gjykata siç e patë i lëshon. Terrorizim. Të gjitha arrestimet dalin të pavlefshme.