", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/27/auto_xrwma-erdogan-tinubu1769542233.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

VIDEO/ U prit me ceremoni zyrtare në Turqi, presidenti i Nigerisë rrëzohet para syve të Erdogan

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi pati një incident pas ceremonisë zyrtare ku u prit nga homologu i tij, Recep Tayyip Erdogan.

Tinubu shihet që humb ekuilibrin pasi dyshohet se u pengua në tapetin e shtuar dhe ra për një çast. Stafi i sigurisë dhe bashkëpunëtorët e tij reaguan menjëherë për ta ndihmuar.

Ergogan shihet në vendngjarje por nuk arriti ta ndihmonte homologun e tij nga rrëzimi. Pavarësisht incidentit të pafat, programi vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër.