FOTO/ Pjesë e grupit kriminal të ish deputetit PS, Arben Ndoka! Ekstradohet nga Zvicra, Jozi Kraja
Ekstradohet nga Zvicra, Jozi Kraja, njëri prej anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga ish deputeti i PS-së, Arben Ndoka.
Kraja akuzohet ndër të tjera se ka krijuar kushtet me qëllim vrasjen e Durim Bamit.
37 vjeçari i lindur në Shkodër dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve, Bami.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve Durim Bami dhe Valter Bami, informoi sot policia.