SYRI TV/ Durrës, ndërhyrje e pakuptimtë për riparime në rrugë, shoferët: Shtojnë orët e qëndrimit në trafik
Ndërhyrje në rrugë që janë bërë të shpeshta kohët e fundit, në Durrës po rëndojnë trafikun. por ajo që nuk gjen fare mbështetje nga drejtuesit e mjeteve është krijimi i hinkave sikurse quhen ndryshe ngushtimet e akseve të aplikuara në dy rrethrrotullime që shërbejnë si hyrje dhe dalje në autostradë. të aplikuara në vendet perëndimore në lagje të banuara, në Durrës ato po prodhojnë vetëm trafik dhe mërzitje.
Syri tv
Ndërhyrja që po bëhet prej disa muajsh tashmë, nga Ura e Dajlanit deri tek Stacioni i Trenit ka krijuar problematika të theksuara për drejtuesit e automjeteve në Durrës. Trafiku i rënduar, radhët e gjata dhe minuta të tëra pritjeje para se të hysh në qytet janë pasojë e punës që duket sikur nuk ka të mbaruar, por më e çuditshme është se në rrethrrotullime janë krijuar hinka trafiku. Të aplikuara në vendet perëndimore në zona urbane si lagje apo hapësira publike, në Durrës po aplikohen në dy arteriet kryesore të qytetit, që në çdo orë të ditës kanë trafik të rënduar.
Në një qytet, ku gati gjysma e popullsisë ka në pronësi së paku një automjet projektimi i infrastrukturës rrugore nuk po ndihmon për të normalizuar trafikun, por për po e rëndon edhe më shumë atë. Në investimin që po realizohet tek rruga "Adria" donator është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa investitor Fondi Shqiptar i Zhvillimit.