24 janari/ U arrestuan e dhunuan nga policia, sot dalin para gjykatës protestuesit e opozitës

Këtë të martë në orën 10:30 në gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masave ndaj qytetarëve që u arrestuan në protestën e të shtunës së thirrur nga opozita.

Ata janë:

1. Eligent Jorgo Qigi.

2. Ardian Lulezim Lici.

3. Anduel Liman Eleshi.

4. Alan Petrit Lika.

5. Anastas Hlirjan Mema.

6. Tomas Orlando Koja.

7. Ergi Rushit Shkurta.

8. Sali Ardian Saraçi.

9. Ervis Gjeke Mirashi.

10. Ardian Nik Toli.

11. Rei Roland Hasko.

12. Bledi Selman Spaho.

13. Eldison Hekuran Huli.

14. Alket Skënder Toska.

15. Leonid Gezim Xhebexhiu.

16. Besnik Dervish Bali.

17. Elton Kujtim Hoti.

18. Roni Malig Bizhoti.

19. Hamza Dritan Bajrami.

20. Klodijan Altin Bajrami.

Partia Demokratike ka denoncuar në mënyrë të qartë dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve edhe gjatë arrestimit por edhe gjatë shoqërimit nëpër komisariate.

Protesta e së shtunë ishte një nga më të mëdhatë organizuar nga opozita gjatë viteve të fundit. Policia sulmoi pjesëmarrësit dhe mediat me gaz lotsjellës të skaduar.