Me pistoletë në çantë tentoi të largohej nga Rinasi drejt Italisë, arrestohet 30 vjeçari

Një operacion i koordinuar çoi në bllokimin e një tentative për trafikim armësh nga Shqipëria në Itali. Gjatë kontrolleve të intensifikuara, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Një shtetas shqiptar, 30 vjeç, rezident në Itali, u arrestua pasi u kap me armën e paligjshme në bagazhet e tij. Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Njoftimi i Policisë:

PKK Rinas

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”. 

Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. 

Vihet në pranga një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Itali. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin e procedurave të kontrollit në kufi, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.  

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara me qëllim parandalimin e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident në Itali. 

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.