Kjo është ‘parajsa’ në Tokë e cila mund të shkaktojë Luftën e III Botërore

Koreja e Veriut, së paku sipas autoriteteve të këtij vendi është duke finalizuar planet për të lansuar katër raketa të rangut të ndërmjetëm mbi Japoninë për të dalë në ujërat 18 deri 25 milje nga territori i Guamit në Paqësorin e SHBA.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ushtria koreano veriore do të përfundojë planet e saj në mes të gushtit, për të qenë të gatshëm për urdhrin e Kim Jong Un, raportoi KCNA, duke cituar gjeneralin Kim Rak Gyom, komandant i Forcës Strategjike të Ushtrisë Popullore Koreane.

“Raketat Hëasong-12 që do të lansohen nga KPA [Ushtria Popullore Koreane] dhe do të kalojnë qiellin mbi Shimane, Hiroshima dhe Koichi të Japonisë”, thuhet në raport.

Paralajmërimi “djegës” vjen pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u zotua të lëshojë ‘zjarr dhe tërbim’ nëse Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të.

Por kush është “copa e parajsës” për të cilën mund të nisë Lufta e Tretë Botërore?

Ishulli tropikal i Guamit, më i madhi në ishujt Mariana, në rajonin e Mikronezisë të oqeanit Paqësor, është konsideruar territor i SHBA-së që prej vitit 1898.

I vendosur rreth 2 000 kilometra në lindje të Filipineve, ishulli i vogël me një sipërfaqe prej vetëm 544 kilometra katrorë, është vendbanimi i 160 000 banorëve.

Japonia pushtoi Guamin pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1944, por ai u bë pjesë e qeverisjes amerikane në vitin 1944.