OKB: Qindra migrantë të zhdukur dhe viktima nga mbytjet detare në Mesdhe në 2026

Qindra njerëz mund të jenë zhdukur në det ose besohet se kanë vdekur nga mbytja në Mesdheun Qendror gjatë ditëve të fundit, paralajmëroi agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara.

Sipas agjencisë, gjatë dhjetë ditëve të fundit ka pasur shumë anije të mbytura, dhe bazuar në informacionet paraprake, kërkimet dhe shpëtimi janë vështirësuar shumë nga mot i keq.

Një zyrtar tha se tre mbytje janë raportuar më 23 dhe 25 janar, me një numër të mundshëm prej të paktën 104 viktimash. Anijet besohej se kishin niset nga Tunizia dhe Libia.

Agjencia po heton gjithashtu raportet për nëntë anije të tjera të humbura që u nisën nga Tunizia midis 14 dhe 21 janarit, me rreth 380 persona në bord.  

Në vitin 2025, të paktën 1 340 njerëz humbën jetën në këtë rrugë migrimi, ndërsa që nga viti 2014, më shumë se 33 000 migrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe.