Kurti takohet me Hargreaves, ZKM: Folën për rëndësinë e formimit të institucioneve sa më parë

Kryeministri në detyrë  Albin Kurti, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, rëndësinë e përmbylljes së procesit zgjedhor dhe formimit të institucioneve sa më parë, si dhe për temat me interes bilateral.

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.