VIDEO/ Spektakël i jashtëzakonshëm në Tajvan, reagimi i alpinistit që ngjiti ‘Tapei 101’ pa litar dhe pa pajisje sigurie

Një ngjarje e jashtëzakonshme sportive ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në Tajvan, ku alpinisti amerikan Alex Honnold ka ngjitur rrokaqiellin Taipei 101 pa asnjë mjet sigurie, duke vendosur një rekord unik në karrierën e tij.

I njohur për ngjitjet ekstrem “free solo”, Honnold përfundoi sfidën në rreth një orë e gjysmë, duke arritur lartësinë 508 metra të ndërtesës më të lartë të Tajvanit.

Ngjarja u ndoq nga qindra spektatorë në bazë të kullës dhe u transmetua drejtpërdrejt në Netflix.

Pas arritjes në majë, Honnold zbriti me dy litarë dhe u takua me bashkëshorten e tij, Sanni McCandless Honnold, e cila ishte e pranishme për ta përkrahur.

Në deklaratat e tij për mediat, Honnold theksoi rëndësinë e përdorimit të kohës dhe përkushtimit maksimal.

“Kufijtë personalë mund të kapërcehen vetëm përmes punës së vazhdueshme dhe përgatitjes së fortë,” u shpreh alpinisti.

Ngjitja e Taipei 101 shënon një tjetër moment historik në karrierën e Honnold dhe një arritje të jashtëzakonshme për alpinizmin ekstrem urban, duke vendosur standarde të reja për sportet ekstreme në qytetet e mëdha.