Arrestohet portieri 29-vjeçar, gjobë dhe 20 ditë burg

Gonzalo Valle, portieri i LDU Quito dhe përfaqësuesi i Ekuadorit, është arrestuar për drejtim mjeti duke tejkaluar limitet ligjore të alkoolit, raporton media lokale.

Ai pritet të kalojë 20 ditë në një qendër paraburgimi.

Gjithashtu, gjykatësi ekuadorian Victor Romero e ka gjobitur Vallen me 1,446 dollarë dhe i ka pezulluar patentën e drejtimit për gjashtëdhjetë ditë.

Valle, i cili ka qenë jashtë fushës nga tetori i kaluar për shkak të një dëmtimi, është rikthyer në stërvitje normale me ekipin vetëm që në janar, duke përgatitur rikthimin e tij aktiv në sezonin aktual.