‘Nuk shpëton pa u marrë i pandehur’/ Çollaku: Rama në panik, i la porosi policisë të sulmojë gazetarët
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Task-Forcë” në Syri TV, u shpreh se ka pasur “nervozizëm” dhe “agresivitet” nga ana e Policisë së Shtetit gjatë protestës së të shtunës të organizuar nga opozita, duke e lidhur situatën me, siç tha ai, një klimë të tensionuar politike.
Ai deklaroi se kryeministri është “i depresuar, i nervozuar dhe i izoluar” dhe se, sipas tij, “kërkon të prodhojë ngjarje”, duke pretenduar se gazetarët mund të jenë “targeti më i përshtatshëm” për këtë qëllim.
Në vijim, Çollaku hodhi akuza se kreut të qeverisë “i duhej një ngjarje” për ta paraqitur si përgjegjësi të opozitës, ndërsa vetë të dilte “në rolin e mbrojtësit”.
Ai përmendi gjithashtu çështje që lidhen me të shkuarën e kryeministrit, duke treguar për ekzistencën e një “karteIe mjekësore” të vitit 1984, si dhe bëri deklarata për struktura hetimore, duke vënë në dyshim sekuestrimin e telefonit të një zyrtari të lartë të policisë.
Gazetari sfidoi publikisht Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që të publikojë certifikatën e sigurisë, duke u shprehur se një dokument i tillë mund të mos ekzistojë.
Në deklaratat e tij, Çollaku ngriti akuza edhe për lidhje me korrupsionin, krimin e organizuar dhe çështje që lidhen me investime në zonën e Vlorës, Sazanit dhe Vërnecit, si dhe me një ndërtesë të ndërtuar në det, duke pyetur publikisht se kush ka dhënë lejen përkatëse.
Çollaku:
Ajo që pashë nga nervozizmi dhe si të thuash le të themi një lloj porosie urrejtje e Policisë së Shtetit që rrallëherë, më kujtohen kohët e ish-ministrit Lleshi, se ajo ishte gjëja e parë, mbetje e tij ishte. Rama i depresuar, i nervozuar dhe si të thuash i izoluar në këtë periudhë ëh më të keqen të mundshme e cila do të bëhet më keq, nuk do të bëhet më mirë, kërkon të prodhojë ngjarje.
Kërkon të prodhojë ngjarje dhe gazetarët janë le të themi targeti më i përshtatshëm për të prodhuar lajme dhe jashtë vendit dhe brenda vendit.
Duhet si të thuash, falenderuar keqkuptimin e tyre dhe gabimet që ata mund të kishin bërë dhe ngjarje më të rënda, me fatalitet, duke parë mënyrën e sjelljes, agresivitetin, dhunën e ushtruar, pra verbërinë që ata kishin, s'kishte të bënte me protestën.
I duhej Ramës një ngjarje, i duhej diçka ekstra që ai ta shiste si përgjegjësi të opozitës dhe vetë të dilte shenjtor i mbrojtjes.
Është një njeri që e ka kartelën mjekësore që nga viti '84. Pavarësisht arkivave të Shqipërisë, le të shkojnë atje se ka qenë dikur një vizitor në vitin '84, kati i katërt, spitali numër pesë, dhe kartelat e përcjella le të themi në seanca gjyqësore, por këtu është një...
Mirë që më pyete. Cilën polici? Unë u habita nga një përgjigje e Byrosë Kombëtare të Hetimit apo strukturës së posaçme që ne nuk e kemi sekuestruar telefonin e Ilir Prodës. Pse e keni sekuestruar? Sigurisht që e kanë sekuestruar. Ata nuk do të dalin tullumbace, se nëse thonë sot e kemi sekuestruar, duhet ta arrestojnë Protën. Nuk shkon atje.
Dhe sfida është, unë e sfidoj Protën, të nxjerri certifikatën e sigurisë. Ka certifikatë sigurie? Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Unë them nuk ka certifikatë sigurie. E ta pyesim. Ka certifikatë sigurie? Nëse po, le ta publikojë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, a ka certifikatë sigurie? Nëse po, le ta publikojë. Mendoj se nuk do të përgjigjet dhe nuk do të ketë një dokument për t'u publikuar. Të paktën zyrtar. Nëse është dokument nga gjyshi e nga zyra e gjyshit, ajo është histori tjetër. Tani ne vijmë nga ky oborr, ku Sueli, gjyshi, krejt horrat dhe banditët, urdhërojnë drejtorin e policisë për hatër të eprorit të tyre, ortakut të bandave, dhe ne presim që ai të sillet si oficer policie. Ne presim që ai të, të ruajë mbarëvajtjen, të mos ushtrojë dhunë. Puna e parë që..
Po përballet një njeri i inkriminuar me popullin e tij. Një njeri që do të jetë i pandehur, nuk e shpëton askush, as vizita në Izrael, as në hënë, as në Mars, as në Neptun. Të gjithë planetet t'i marri me radhë, nuk e shpëton askush marrjen e pandehur këtij individi. Sepse nëse viziton këto kryeqytete të botës, nuk do të thotë se nuk je i korruptuar, nuk do të thotë se nuk je i lidhur me krimin, nuk do të thotë se ti s'u ke dhënë leje banditëve, leje strategjike për të pastruar miliarda euro.
Nuk do të thotë se këto samitin e kokainës në Aruba nuk ke dijeni që ke shkuar ministrat këtu. Nuk do të thotë se aty ke vendosur dhe për lekë, ke futur hartën e Shqipërisë dhe investimet më të vonshme që po diskutojmë ne sot, ku hyn edhe ngjarja e Kadastrës së Vlorës. E di pse e largon drejtorin nga Vlora? Sepse u kërkoi të firmosin detin.
Në këtë rast, shkarkimi vjen ngaqë nuk bëjnë korrupsion, e ngaqë bëjnë korrupsion.
Çfarë është kjo ndërtesë në det? Kush ia ka dhënë lejen? Janë histori të lidhur me Sazanin, me Vërnecin, me Vlorën, me detin, me investimet e mëdha.