SYRI TV/ Shfaqet filmi 'Rrethi i Kujtesës, Musliu: Nazistët i kishin fshirë të shkuarën

Një histori që shpërthen nga harresa dhe trauma, “Rrethi i Kujtesës” ndjek kthimin e Margaritës pas 20 vitesh me kujtesën e fshirë duke e kthyer humbjen e identitetit në metaforë të Holokaustit. I frymëzuar nga një ngjarje reale, filmi flet për heqjen e kujtesës si formë dhune dhe manipulimi, ndërsa në ambientet e Arkivit të Filmit u ekspozuan edhe copëza nga xhirimet objekte skenike, veshje, faqe skenari dhe materiale origjinale.

SYRI TV

Një sirenë alarmi, një britmë: “Rrethi! Rrethi! Hiqmani rrethin!”dhe prej andej nis “Rrethi i Kujtesës”, historia e Margaritës që kthehet pas 20 vitesh me të shkuarën e fshirë. Regjisori Esat Musliu e lidh filmin drejtpërdrejt me Holokaustin. Ai ndan më tej përvojën e punës, në kampet e përqëndrimit, ku nuk kursehej trupi e as truri i njeriut.  

I bazuar mbi romanin me të njëjtin titull të Diana Çulit, filmi shpërfaq botën, që zhbën regjimet famëkeqe, ndërsa vet autorja rrëfen se romani dhe filmi lindën nga një histori reale:

Filmi që u punua brenda një viti, u aprovua mes pikëpyetjesh e kontrollit të imtësishëm të skenave, për të cilat regjisori tregon:

Në ambientet e Arkivit ishin ekspozuar edhe copëza nga xhirimet objekte skenike, veshje, faqe skenari dhe materiale origjinale nga realizimi i filmit, ndërsa të pranishëm ishin dhe të rinj që ndoqën nga afër aktivitetin, me qëllim të kujtuarin e historisë për të mos u harruar kurrë.

Regjisori Musliu: Regjimi shkurtoi shumë pjesë.