SYRI TV/ PD denoncon dhunën policore në protestë, Balliu publikon provat: Proda të japë llogari në Kuvend
Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu denoncoi dhunën policore ndaj qytetarëve në protestën e 24 janarit të opozitës. Në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit, Balliu publikoi provat që implkojnë drejtuesit më të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Balliu u ndal tek raste më të rënda, të dhunë ndaj fëmijës 10 vjeçar, dëmtimin fizik të një gruaje, dhe përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, që përben rrezik serioz për shëndertin. Balliu kërkoi sqarime të menjehershme publike për këto ngjarje nga drjetori i policisë Ilir Proda
Nga SYRI TV
Partia Demokratike denoncoi dhunën masive policore në protestën e së shtunës të opozitës. Nga kryesia e kuvendit deputeti demokrat Klevis Balliu publikoi sot provat që faktojnë dhunën e policisë së shtetit ndaj protetsuesve, që nuk kurseu as fëmijët 10 vjeç e gratë. Balliu denoncoi edhe përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, me pasoja të rrezikshme për shëndetin. Ai bëri përgjegjës direkt për këto raste të paprecedenta, kreun e qeverisë Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda
Në cilësinë e zvkryetarit të Komisionit të Punëve të Brendshme, Balliu i kërkoi Prodës të japë sqarime në këtë komision për këto çështje
Degradimi i pushtetit deri në shërbim të krimit të organizuar dhe përdorim të forcës brutale ndaj qytetarëve përbën tregues të qartë të humbjes së legjitimitetit të qeverisë, u shpreh Balliu teksa theksoi se Opozita do të vazhdojë pa u stepur betejën e saj për rikthimin e rendit kushtetues.