Dosja 'Partizani'/ Avokati i Malltezit paraqet parashtrimet, seanca tjetër më 9 shkurt

Është mbyllur në orën 15:00 seanca për dosjen ‘Partizani’ që u mbajt sot në GJKKO. Mësohet se gjatë seancës së sotme janë paraqitur parashtrimet e avokatit të Jamarbër Malltezi, Klodian Skënderaj.

Në seancën e ardhshme më 9 shkurt do të bëjë parashtrimet e tij vetë zoti Malltezi.

Në një prononcim për median, Malltezi tha se gjyqi ishte një përndjekje politike që po i bëhej. 

"Prokurorët e kapur falsifikuan dokumentet, kam 180 faqe material' tha ai duke shtuar se do ia vinte medias në dispozicion