SYRI TV/ Vjosa lë pas dëme dhe zhgënjim, verifikimi i dëmeve po ecën ngadalë
SYRI TV
Përmbytjet e shkaktuara nga lumi Vjosë në fillim të janarit kanë lënë pas zhgënjimin e banorëve për organet shtetërore. Dëmshpërblimi sipas tyre nuk është bërë dhe të dhënat janë marrë vetëm për humbjet në orendi shtëpiake duke mos marrë në konsideratë, bagëti e shpendë apo edhe të mbjellat.
Përveç përmbytjeve të fillim janarit, banorët e prekur po përballen me arrogance shtetërore në verifikimin e dëmeve.
dëmshpërblimi do të mbulojë vetëm orenditë shtëpiake.
Banorët thonë se humbjet në bujqësi janë edhe më të mëdha, por komisionet e Drejtorisë së Bujqësisë ende nuk kanë shkuar në terren për të kryer verifikimet dhe për të përcaktuar vlerën e dëmshpërblimit.
Të kontaktuar komisioni i verifikimit dëmeve në bashki ka pohuar se janë kontaktuar të gjithë banorët që u përfshin nga dalja e lumit Vjosë.
Banorët e Ferrasit kërkojnë verifikim të plotë dhe të drejtë të të gjitha dëmeve, si në banesa ashtu edhe në bujqësi, duke theksuar se pasojat e përmbytjes janë ende të pranishme dhe po rëndojnë çdo ditë jetesën e tyre.