Aksidenti i rëndë në Gramsh/ Infermierja humbi jetën, mësuesja dhe shoferi në gjëndje të rëndë
Një viktimë e 2 të plagosur rëndë. Ky është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur sot paradite në në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh ku mjeti tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Nga informacionet e fundit të përditësuara mësohet se infermierja Dëshira Hoxha ka ndërruar jetë. Ndërsa mësuesja Albana Boja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar në gjendje kritike drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Edhe drejtuesi i kamionçinës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gramshit
Akidenti u shënua pranë fshatit Bardhaj. Mjeti, në të cilin udhëtonin tre persona pjesë e personelit të shërbimeve në fshatra, doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore.
Mësohet se në sallën e operacionit ka komunikuar drejtuesi i mjetit, i cili, ndonëse në gjendje të rëndë, ka raportuar se mësuesja dhe infermierja kishin ndërruar jetë pas aksidentit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se kushtet e vështira të rrugës dhe terreni i thyer mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.
Gramsh/Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Gramsh-Porocan", kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.