Ndërkohë, Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani , duke folur në radion publike Rai, iu referua protestave që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së infermierit Alex Pretti nga ICE, policia federale amerikane e imigracionit dhe doganave.

“Imazhet tregojnë një abuzim me pushtetin. Nga arrestimi i një burri të armatosur deri te vrasja e tij, ka një ndryshim të madh “, theksoi kreu i diplomacisë italiane.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/January/26/auto_rai-mineapolis-1-750x4211769433995.webp", "width": 750, "height": 421 } }

Agjentët e ICE kërcënojnë gazetarët e RAI në Minneapolis: Do thyejmë xhamin

Shtypi italian ka raportuar diten e sotme kërcënimet e marra nga një kameraman dhe një gazetar i televizionit publik Rai nga njerëz të ICE në Minneapolis.

Pamjet që u transmetuan tregojnë një kameraman dhe një korrespondent nga emisioni i analizës politike “In Mezz’ora ” në një makinë duke filmuar skena në Minneapolis. Pak më tej, ndodhet një automjet i ICE, policia federale e imigracionit dhe doganave.

Siç shihet në video, kameramani dhe gazetari shpejt “bllokohen” në rrugë, ndërsa një automjet i dytë i ICE-së i bashkohet atij që është përpara, menjëherë pas tyre. Menjëherë më pas, burrat e ICE-së dolën dhe iu afruan automjetit me korrespondentët e televizionit publik italian dhe shoferin e tyre, duke u kërkuar pasagjerëve të ulnin xhamin. Ata refuzuan, duke thënë se “nuk po bëjnë asgjë të gabuar” dhe se “janë gazetarë”. Siç dëgjohet në video, personat e armatosur përgjigjen se “nëse vazhdoni të na ndiqni, do ta thyejmë xhamin dhe do t’ju nxjerrim jashtë, ky është paralajmërimi ynë i vetëm”.

Opozita italiane e dënoi incidentin dhe i bëri thirrje qeverisë Meloni të marrë një qëndrim të menjëhershëm.

“Shprehim solidaritetin tonë të plotë me gazetarët italianë, presim dënimin e qartë të qeverisë në mbrojtje të krenarisë sonë kombëtare”, theksoi Partia Demokratike e qendrës së majtë.