Rama shkarkon nga drejtimi i IKMT Dallëndyshe Bicin, ja kush e zëvendëson

Dallëndyshe Bici është shkarkuar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bëjnë të ditur burimet

Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj lëvizje në drejtimin e IKMT-së.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së do të jetë Adriatik Kupi, edhe ky një person pranë qeverisë, pasi ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Sipas të njëjtave burimeve, ndaj Bicit ekziston një dosje e hapur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila ndodhet ende në fazë verifikimi dhe nuk ka pasur deri tani një komunikim zyrtar nga organi i akuzës.