SYRI TV/ Durrës, babai plagos më thikë vajzën - Mikel Ndoj plagosi të bijën dhe kolegun e saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku 56 - vjeçari Mikel Ndoji ka plagosur me thikë vajzën e tij 24 vjeçare Xhesika Ndoj dhe kolegun e saj të zyrës Onard Memlika. Të plagosurit janë dërguar në spital, teksa autori i krimit është shpallur në kërkim. Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. 

Syri tv

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës këtë të hënë, ku 56 vjeçari Mikel Ndoj, ka plagosur me thikë vajzën e tij 24 vjeçare  Xhesika Ndoj dhe kolegun e saj që punonte më të renë në një agjenci imobiliare.

Ngjarja është shënuar në lagjen numër 12 në qendër të Durrësit, ku 56 vjeçari Mikel Ndoj, me origjinë nga Mirdita, por banues në Durrës është paraqitur pranë agjensisë imobiliare ku punonte e bija, e cila pas ka dalë jashtë është përfshirë në një konflikt  verbal me babain e saj.

Konflikti ka agravuar dhe Mikel Ndoji ka qëlluar 4 herë më thikë vajzën e tij Xhesikën, teksa kolegu i saj Onard Memlika që ka hyrë për ti ndarë ka mbetur gjithashtu i plagosur nga goditjet me thikë.

Dy të plagosurit janë nisur me urgjencë në Spitalin e Durrësin, ku gjendja e të resë paraqitet më e rëndë, ndërkohë autori i krimit ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.

Mbeten ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje rëndë, teksa Syri tv mëson se Mike Ndoji, kishte qenë e i burgosur në Itali dhe sapo ishte kthyer në Shqipëri.

Mikel Ndoj dhe bashkëshortja e tij ishin në proces divorci, teksa prokuroria e qytetit bregdetar vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarje.