SYRI TV - E rëndë në Vlorë/ Zjarr në një banesë, humb jetën 85-vjeçari

Një 85 - vjeçar është gjetur i vdekur orët e para të mëngjesit në banesën e tij në Vlorë. Ngjarja është shënuar rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.