Lëvizte i armatosur me pistoletë, ‘Shqiponjat’ arrestojnë 31-vjeçarin në Tiranë

Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar një 31-vjeçar i cili lëvizte i armatosur me pistoletë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri” u ndalua në bulevardin “Zhan D’ark”, në Tiranë automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin S. Z., 51 vjeç dhe me pasagjer shtetasin K. S., 31 vjeç.

“Nga kontrollet, 31-vjeçarit iu gjet në çantën e dorës, 1 armë zjarri pistoletë me municion, që posedohej pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi K. S. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa shtetasi S. Z. u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit””, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.