Gjirokastër, 12-vjeçarja kallëzon njerkun për abuzim seksual! I dyshuari hetohet edhe për vrasjen e babait të së miturës
Një 12-vjeçare në Gjirokastër ka kallëzuar në polici se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.
I dyshuari është K. K që po hetohet edhe në lidhje me vrasjen e babait të vajzës së mitur, ngjarje e ndodhur 8 vjet më parë.
Denoncimi është bërë ditën e djeshme (25 janar), kur vajza është paraqitur në Komisariatin e Policisë e shoqëruar nga e ëma.
Sipas burimeve zyrtare, nëna dhe vajza ishin paraqitur edhe një ditë më parë në komisariat, por ishin tërhequr pa depozituar kallëzim. Pas denoncimit të bërë, policia ka nisur procedurat hetimore për rastin.
I dyshuari ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër çështje penale, konkretisht për përfshirje në vrasjen e babait të vajzës. Pas kallëzimit të fundit, ndaj tij është regjistruar një procedim i ri penal.
39 vjeçari jetonte në një banesë me qira dhe ishte me precedent penalë. Pasi së bashku me të vëllanë binjak, është vënë nën akuzë edhe në lidhje me vrasjen e babait të vajzës së mitur, A.L, në vitin 2018.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nëna e të miturës nuk ishte e punësuar, ndërsa i dyshuari punonte ku gjente.
Prokuroria, në bashkëpunim me strukturat e policisë për mbrojtjen e të miturve, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.