I morën para një personi që mos ta hetonin/ Ja çfarë vendosi GJKKO për Punonjëst e policisë në Orikum

Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj, tre zyrtarët e stacionit të policisë Orikum dolën këtë të hënë për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë përpara Gjykatës së Posaçme.

Ndaj Likskëndaj dhe Ferraj përkatësisht insepktor i krimeve pranë stacionit të policisë Orikum dhe specalist i Policimit në zonë, gjykata vendosi vijimin e masës “arrest në shtëpi”, ndarsa për Artur Jançaj shef i stacionit policor, gjyqtarja Gjoka ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Sipas hetimeve paraprake, këta punonjës policie, në shtator të vitit të 2025 në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës, për pasojë të tre ata u vendosën në pranga.

Njoftimi: