Zhvatja e pronave/ Rama e lë Vlorën edhe pa hipotekë, dosjet zhvendosen në Tiranë
Edi Rama e lë Vlorën edhe pa hipotekë.
Pas skandaleve të shumta që kanë rrethuar këtë institucion, duke bërë që asnjë drejtor të mos qëndrojë dot në detyrë, vjen edhe vendimi i qeverisë.
Kështu mësohet se është miratuar vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës.
Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë në Tiranë.
Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.
Lexo edhe: Patatja e nxehtë’ e Vlorës/ Dorëhiqet drejtori i 5 i Kadastrës në pak muaj
Lexo edhe: Largohet kreu i ASHK në Vlorë, ja kush e zëvendëson