FOTO/ Befasojnë tifozët e Bacelonës, duan ish-‘armikun’ në vend të Neymar

Neymar u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Barcelona tani është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm të brazilianit ku në listën e gjatë të katalanasve është edhe ish-lojtari i Real Madridit, Angel Di Maria.

Në fakt, edhe tifozët e Barcelonës e duan transferimin e Di Marias në “Camp Nou”. 52% kanë votuar për blerjen e argjentinasit, 48% ishin kundër.