Babai godet me thikë vajzën e tij dhe kalimtarin që tentoi ta ndalonte - Vajza nuk pranonte të jetonte me të...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës. Babai ka qëlluar me thikë vajzën e tij 24 vjeçe, Xhensila Ndoj.
Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe një person që ka ndërhyre për të ndihmuar vajzën.
Prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar prej vitesh, ndërsa babai jetonte në Itali dhe së fundmi kishte tentuar të ribashkohej me familjen.
Dyshohet se vajza nuk ka pranuar të bashkohej me të atin dhe as ta lejonte atë të hynte në banesë.
Policia ka shpallur në kërkim Mikel Ndoj.
Njoftimi:
Durrës / Informacion paraprak
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.