E rëndë në Durrës/ Babai godet me thikë vajzën e kalimtarin që ndërhyri ta ndihmonte! Sapo kishte dalë nga burgu

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në qytetin e Durrësit. 

Ka qenë ora 10:03, kur  56 vjeçari, Mikel Ndoj në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me thikë vajzën e tij, 24 vjeçe, Xhensila Ndoj, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe nj% kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka sulmuar vajzën.

Pas krimit 56 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se ai sapo kishte dalë nga burgu.

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

(Shenim: Lajmi u perditesua me informacionet e fundit të policisë së Durrësit)